Flash News

KRYESORE

Rekorde në Bundesliga, Lewandowski është "kafshë"; Sancho fenomenal

Rekorde në Bundesliga, Lewandowski është "kafshë";

Bayenr Munchen dhe Borussia Dortmund nuk kanë hasur shumë probleme në ndeshjen e sotme, ndërsa sulmuesit Robert Lewandowski dhe Jadon Sancho kanë vendosur rekorde të rëndësishme.

Ylli i kampionëve realizoi golin e 150 me fanellën bavareze. Ai ka arritur të përshëndesë 150 herë rrjetën në vetëm 179 ndeshje të luajtura, statistika të frikshme nga sulmuesi polak.

Sancho ka realizuar 25 gola me Dortmund në Bundesligë me golin që i shënoi Union Berlinit. Ai është lojtari më i ri në histori që arrin shifra të tilla. Anglezi është padyshim një nga lojtarët më të talentuar në futboll.

Të fundit