Flash News

KRYESORE

Renditja e universiteteve për 2017-ën, më i miri del ai që preferohet më pak

Këshilli i Lartë për Kërkimet Shkencore me qendër në Spanjë ka publikuar rezultatet e vitit 2017-të për universitetet më të mira për çdo shtet, përfshirë Shqipërinë.

Në vendin tonë, universiteti më i mirë ka rezultuar Universiteti Bujqësor në Kamëz, i cili mbetet gjithnjë zgjedhje e dytë ose e tretë për studentët shqiptarë. Pas tij, me një diferencë të madhe pikësh renditet Universiteti Epoka, i ndjekur nga Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Politeknik i Tiranës. Në vendin e pestë ndodhet Qendra e Studimeve Albanologjike.

Lista me dhjetë universitetet më të mira në Shqipëri plotësohet nga Universiteti i Nju Jorkut, Instituti Kanadez i Teknologjisë, Universiteti Beder, Universiteti Europian i Tiranës dhe Universiteti ‘Aleksandër Xhuvani’ (Elbasan).

Sa i përket universiteteve shtëtërore, me keq renditen Universiteti i Arteve dhe Universiteti i Sporteve.

Rezultatet/ Mjekët, artistët dhe sportistët ndërtohen nga universitetet më të dobëta në Shqipëri

Të fundit