Flash News

KRYESORE

Rezarta Shkurta publikon letrën e mallit dhe lavdisë për ish-diktatorin komunist: Na fal Enver

Rezarta Shkurta - ashtu siç edhe dihet - është nuse në familjen Hoxha. E martuar prej vitesh me nipin e Enver Hoxhës, ish-diktatorit komunist, Ermalin, ajo shpesh herë ka shprehur vlerësim për familjen e bashkëshortit.

Përmes rrjeteve sociale, Rezarta ka shprehur edhe njëherë dashurinë për familjen e  Ermalit, kësaj radhe për Enverin, edhe pse sa herë e ka bërë është përballur me kritika.

Në Instastory, Rezarta ka publikuar një letër të një burri, i cili i thur lavde dhe kërkon të kthehet koha e diktaturës.

Personi në fjalë shkruan se dikur ndjente urrejtje për ish-diktatorin, por sot diçka i ka ndryshuar drastikisht mendim dhe i kërkon falje për ndjenjat e dikurshme.

Këngëtarja na ka lënë të kuptohet se është e të njëjtit mendim si ai, teksa ka shkruar edhe “kaq kisha”.

Të fundit