Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Alfred Lela
Shumica në pushtet ka paraqitur, nëpërmjet kryetarit të grupit parlamentar Taulant Balla, një projekt-rezolutë për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe debatin publik. Për një rastësi të verëbër (siç janë rastësitë) autori i këtyre radhëve është duke lexuar librin 'Disinformation' të ish-shedit të Shërbimeve sekrete rumune, Ion Mihai Pacepa, i cili në vitet '80, 'dezertoi' në ShBA duke kërkuar azil politik. Ky është një tekst i mirë për të gjithë ata që duan të kuptojnë se si Bashkimi Sovjetik, dhe trashëgimtari i tij i drejtpërdrejtë Rusia, e cila ka ruajtur të njëjtën shkollë të dizinformatsyas, ndërhyjnë në skenën publike botërore me anë të informacioneve të rremë apo 'framing' dhe metodave të tjera, përhapur nëpërmjet qindra organizatave satelite në botë, shumë prej të cilave mjaft të zëshme edhe në kryeqytetet e mëdha të Perëndimit.
Taulant Balla ka pak gjasa ta ketë lexuar tekstin e gjeneralit rumun, edhe pse është shkolluar në Bukuresht, por jo të gjitha përkitjet janë rastësi. Nëse propozimi i socialistëve bëhet për tringëllimën kontekstuale anti-ruse, droja është se filozofia pas tij është sovjetike.
Një propozim ligjor i këtij zhanri, i hedhur në këtë kohë specifike, ka të paktën tre qëllime. I bashkohet korit të përgjithshëm që sundon në qarqet kryesisht progresiste të Perëndimit për një penetrim rus në zgjedhjet amerikane dhe ato europiane, duke ia faturuar më së shumti fitoren e Presidentit Trump mu kësaj ndërhyrjeje. Rama dhe të tijtë kërkojnë, më së pari, të kapen te konteksti i përgjithshëm duke e ditur se pa të, edhe propaganda më e hollë bie në vesh të shurdhër.
Konteksti global më pas i brendashkruhet atij lokal: duke kërkuar që edhe në Shqipëri të ketë një barrierë anti -ruse, veshët e internacionalëve, në Tiranë e gjetkë, do të dëgjojnë rikonfirmimin e besnikërisë së Tiranës edhe pas Jo-së Makron & Co (a thua se ka nevojë për devocione të tilla të tejkaluara, por edhe ngalakeqe). Qëllimi i dytë, dhe në fakt më i volitshmi, ka të bëjë me përpjekjen e socialistëve për të shpikur pseudo-ngjarje, të cilat mbulojnë dhe të bëjnë të harrohet ngecja në procesin e integrimit. Bash kur pritej që procesi të qartësohej ai është mugulluar më shumë se kurrë, pas një ngulmimi të Makronit për të ndryshuar rregullat e lojës. Ndërkohë që Rama dhe shumica kërkojnë që Makroni të fajësohet për gjithshka, qëndrimi i presidentit francez duhet parë si reaktiv, pra si reagim ndaj gjendjes ku ka hyrë Europa dhe, sigurisht standardet që sjellin në klub ata që duan t'i bashkohen.
Rama është i djegur për ngjarje të simuluara të cilat shkrumbojnë 'ngeljen në klasë' për të katërtën herë të qeverisë që drejton. Me të drejtë ai parashikon që reagimi i opozitës do të jetë i zhurmshëm, duke lexuar te projekti pikërisht synimet politike më shumë se të shëndoshjes së sistemit.
Kryeministri me këtë projekt-rezolutë kruan gjithashtu koren e një plage që do ta bëjë opozitën të hidhet sa shtatëqind dreqën. Rama synon të rikthejë parabolën se pjesë e rrezikut të influencës dhe financimit të huaj (lexo rus) është vetë opozita dhe shefi i saj, Basha. Si background i motiveve që shtyjnë shumicën te paraqitja e një drafti ligjor të tillë, do të shfaqet çka është konsideruar 'lidhja ruse e Bashës', edhe pse duket se aktorët, të paktën nominalisht, në këtë episod lobingu sillen rreth kryeqytetit amerikan dhe jo atij rus.
Rezoluta në vetvete nuk mund të kundrohet me asgjë më shumë se shpërfilljen e papërballueshme të simulimit. Shqipëria është një vend në infrastrukturën e të cilit futesh pa shumë mund; nuk duhet luftë kibernetike për të kuptuar dhe as sulmuar Shqipërinë sepse, metaforikisht, ne ende luftojmë me pushkë me gjalmë. Kështuqë ngulmimi me rrezikun rus është sivëlla i atij anglo-amerikan. Ai ekziston, por ne jemi të rrezikuarit e fundit të tij; të parët që e rrezikojnë Shqipërinë janë vetë shqiptarët, si gjithmonë. Tirana duhet të bëhet partnere e besueshme e Perëndimit, jo me anë rezolutash, por mendësish.
Nuk mund të jemi, si gjithmonë, më katolikë se Papa dhe më amerikanë se, le të themi Nancy Pelosi. Kuptimi i Shqipërisë si vend pro-amerikan dhe pro-perëndimor mund të humbasë ngadalë nëse e përdorim si maskë, ashtu si gjenerali rus Potemkin bënte me fshatrat e hartuara, ashtu si rezoluta jonë, sa për të këndellur dashnoren e tij dhe perandoreshën e Rusisë.
Punët nuk janë mirë në Shqipëri dhe drejtimi i vendit nuk bëhet me 'punë rezolutash'.
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24