Flash News

KRYESORE

Rikthehet Superiorja, Tirana kërkon suksesin e radhës kundër Skënderbeut

Rikthehet Superiorja,  Tirana kërkon suksesin e radhës kundër

Emocionet e Kategorisë Superiore rikthehen të premten, ku do të luhen tri përballje interesante. Sytë e tifozëve shqiptarë do të jenë nga dueli midis Tiranës dhe Skënderbeut në kryeqytet. Bardheblutë po kalojnë një formë mjaft të mirë, ku pas 3 sfidave të luajtura kanë 7 pikë, ndërkohë që Skënderbeu ka 1 pikë më pak. Trajneri i Tiranës, Ardian Mema e konsideron të vështirë përballjen me bardhekuqtë.

“Ne luajmë për 3 pikë dhe duam që t’ia marrim çdo ekipi. Kjo pjesë të bën për titull dhe nuk mund të bësh hapa fals e më pas të jesh pjesë e elitës. Në skuadër duhet mentalitet fituesi. Për sa kohë t’i bëjmë “hyzmetin” çdo ndeshjeje, janë edhe pikët në mes. Objektivi është që të fokusohemi ndeshje pas ndeshjeje.”, tha Mema.

Ndërsa trajneri i korçarëve, Ilir Daja u shpreh se bardheblutë janë favoritë. “Tirana është favorite, e ka nisur stërvitjen më herët, ka bërë përforcime dhe synon vendet e sipërme të tabelës. ne nuk duhet të shohim si Skënderbeu që bëri historinë, por duke u ngjitur me Skënderbeu që të gjithë akne dëshirë për ta parë. Në çdo takim ne shkojmë për fitore, por ndaj Tiranës edhe barazimi do të ishte rezultat i kënaqshëm”, tha tekniku. Sfida të tjera nesër janë edhe Luftëtari – Flamurtari si dhe Teuta – Vllaznia.

Java e 4-t

Nesër

16:00                              KS Luftëtari         -              Flamurtari FC

16:00                              KF Teuta              -              KF Vllaznia

16:00                              KF Tirana              -              KF Skënderbeu

Të shtunën        

16:00                              KF Bylis -              FK Kukësi

16:00                              KF Laçi   -              KF Partizani

Të fundit