Flash News

KRYESORE

Ronaldo jep lajmin e ditës, thyen heshtjen me mesazh të bukur

Ronaldo jep lajmin e ditës, thyen heshtjen me mesazh të bukur

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka bërë me dije një lajm të madh për familjen e tij. Ai theu heshtjen nga Portugalia dhe ka arsye për t'u gëzuar, pasi mamaja e tij Doloreza ka lënë spitalin.

Portugezi u largua nga Italia drejt Portugalisë para se të shpërthente situata me COVID-19, pasi mamaja e tij ishte në spital dhe udhëtoi në mënyrë urgjente. Tani situata e vështirë ka kaluar dhe CR7 e ka ndarë këtë moment me të gjithë ndjekësit e tij.

"Jam shumë i lumtur që nëna ime është kthyer në shtëpi, pasi u shërua në spital. Kujdesuni për familjen tuaj dhe njerëzit që doni. Qëndroni në shtëpi, shpëtoni jetë", - shkruan Ronaldo.

Të fundit