Flash News

KRYESORE

Rrëfehet pas 20 vitesh i penduari i Camorras: E vrava shqiptarin se detyronte të prostituojë vajzën që dashuroja

Rrëfehet pas 20 vitesh i penduari i Camorras: E vrava shqiptarin se

Giovanni Cascarino i lidhur më herët me klanin e Camorras ka rrëfyer para drejtësisë italiane vrasjen e Halim Margiekait në vitin 1999 në Capua.

Sipas tij ngjarja ishte një ndëshkim për viktimën, i cili së bashku me të vëllanë, kishte keqtrajtuar dhe detyruar një vajzë të punonte si prostitutë, me të cilën Cascarino kishte rënë në dashuri, ndaj është hakmarrë.

“E vrava se rashë në dashuri me vajzën që ai e shfrytëzonte si prostitutë dhe nuk e linte të lirë”,-tha Giovanni Cascarino, në procesin gjyqësor të vrasjes së Halim Margiekait, 20 vite më parë në Capua. Shqiptari u ekzekutua me pistoletë në një atentat, ku mbeti i plagosur edhe i vëllai.

Giovanni Cascarino pati treguar në gjykatën e Apelit krimin e vitit 1999, duke zbuluar edhe emrin e bashkëpunëtorit, Mario Cuoco. Të dy italianët, siç raportojnë mediat lokale, kanë qenë të lidhur me klanin mafioz të Camorra-s, “La Torre”.

Prokurori, pasi dëgjoi rrëfimin, kërkoi dënimin me 18 vite burgim për Giovanni Cascarino-n, autori i vrasjes dhe 16 vite burg për Mario Cuoco-n, si bashkëpunëtor në krim.

Të fundit