Flash News

KRYESORE

Me rroba të zeza dhe maska; si i grabitën të rinjtë kasafortat e postës në pak sekonda

Me rroba të zeza dhe maska; si i grabitën të rinjtë

Pas grabitjes së ndodhur më 14 shkurt në Rrëshen, ku 4 persona të maskuar dhe me dorashka, grabitën një postë në qytet, televizioni Report Tv, ka siguruar pamjet e plota të ngjarjes.

Në videon e publikuar, shihet qartë se si grabitësit hyjnë me shpejtësi në orën 3 e 56 minuta e 16 sekonda në zyrat e postës duke grabitur dy kasaforta dhe para të tjera që janë gjetur në postë.

Deri tani policia ka ndaluar shtetasin N.T., ndërsa tre të tjerët nuk janë arrestuar ende. Nga burime pranë policisë u bë e ditur se në kasaforta kishte një sasi të konsiderueshme pullash postare, si dhe kupona pasaportash.

Grabitësit i hodhën kasafortat në afërsi të Milotit, pasi kanë parë që nuk u vlejnë dhe mund të identifikoheshin.

https://www.youtube.com/watch?v=kJjmTsKAEh0

Të fundit