Flash News

KRYESORE

Sa mbaroi turnin, ndahet papritur nga jeta punonjësi i policisë  

Pak orë pasi kishte përfunduar turnin e ditës, është ndarë papritur nga jeta polici i qarkullimit rrugor në Durrës, Ndriçim Çupa.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 22.30 në banesën e punonjësit e të policisë në Durrës.

Çupa u nda nga jeta në moshën 53 vjeçare, pas një angazhimi prej vitesh në policinë e qarkullimit rrugor.

Paraprakisht, burimet bëjnë të ditur se shkak për vdekjen e tij të parakohshme është bërë një infarkt në zemër.

Pavarësisht ndihmës së familjarëve dhe ndërhyrjes së mjekëve pasi është transportuar me urgjencë në spital, sërish 53-vjeçari nuk ia ka dalë dot.

Të fundit