Flash News

KRYESORE

“Sa shumë të prita bir…”, mesazhi i nënës së Sokol Olldashit në 45 vjetorin e lindjes së tij

“Sa shumë të prita bir…”, mesazhi i nënës

Nëna e ish-ministrit të ndjerë Sokol Olldashit Kozeta Mamaqi, ka kujtuar të birin në 45 vjetorin e lindjes së tij. E ëma mes dhimbjes i drejtohet të birit duke i thënë se  do vazhdojë të presë derisa të vijë dita që do shkojë pranë tij, e të kujdeset për të.

Mesazhi i Kozeta Mamaqit:

E si mund të bëhet ditëlindja jotë pa ty bir? 45 do të mbushje sot… Të përgatita edhe ëmbëlsirën tënde të preferuar…

Gostita me të ata që erdhën, ata që vijnë të të duan, miqtë e tut ë fëmijërisë, të cilëve u mungon shumë. Sa shumë të prita bir…

Sa dëshirë për atë përqafim të ngrohtë…

Do vijoj të të pres gjersa të jap frymë e të të vij pranë e të kujdesem për ty, sikurse më parë… Mall… dhimbje…dhe përsëri mall pafund…”

Të fundit