Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 111 kg lëndë narkotike në Tiranë, në pranga 3 persona

Sekuestrohen 111 kg lëndë narkotike në Tiranë, në

Policia ka goditur një grup kriminal në drejtim të tregtimit të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit “Çokollata”, u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u sekuestruan 111 kg lëndë narkotike e dyshuar "Cannabis Sativa”.

Si rezultat i operacionit në rrugën “Pavarësia” në Tiranë, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 37 vjeç, banues në Tiranë; M. L., 33 vjeç, banues në Tiranë dhe I. G., 57 vjeç, banues në Tiranë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, policia dyshonte se shtetasi I. G., në bashkëpunim me shtetasit E. K., M. L. dhe persona të tjerë, tregtonin lëndë narkotike të llojit “Cannabis Sativa”, të presuar në formë çokollate, në sasi të konsiderueshme.

Në bazë të veprimeve të dyshimta që po kryenin, është ndërhyrë menjëherë nga Policia, dhe pasi është ndaluar mjeti "Mercedez - Benz" me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin M. L., janë gjetur në bagazhin e këtij mjeti 4 thasë, ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar si "cannabis sativa", të presuar në formë çokollate.

Gjithashtu gjatë operacionit rreth 50 m larg automjetit të parë, është ndaluar dhe automjeti tip "Citroen", me drejtues shtetasin I. G.

 

Të fundit