Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 15 kallëpe tritoli në Sarandë, policia në kërkim të poseduesve

Policia e  Sarandës ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme tritoli.

Mësohet se janë sekuestruar 15 kallëpe tritol  dhe se lënda shpërthyese ishte fshehur në “Rrugën e Kasolles” në lagjen nr 4.

Sipas burimeve të policisë pesha totale e tyre ishte 6 kilogram dhe se po punohet për identifikimin dhe kapjen e poseduesve të eksplozivit.

Pas kontrollit të policisë u gjetën të fshehura në dy qese plastike midis disa shkurreve në vendin e quajtur ”Rruga e Kasolles”, në lagjen ”Nr.4”, Sarandë, 15 kallëpe  tritol, me peshë 400 gramë secili, gjithsej 6 kilogramë.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në këtë lagje janë gjetur edhe më herët sasi tritoli:

Në 9 maj 2016 në këtë lagje janë gjetur 12.9 kg tritol

Në 3 dhjetor 2015 janë gjetur 32 kg tritol

Në 29 tetor 2015 janë gjetur 400 gramë tritol

Ne 30 tetor 2017 janë  gjetur 6 kg tritol

Ne 10 mars 2015 ne këtë lagje janë gjetur 1.2 kg tritol

Të fundit