Flash News

KRYESORE

Sekuestrohet 613 kg kokainë në Portin e Durrësit, kishte destinacion Italinë

Sekuestrohet 613 kg kokainë në Portin e Durrësit, kishte

Një sasi prej gjysëm toni kokaine është sekuestruar  mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit, ku lënda narkotike u zbulua në një kamion i cili kishte si destinacion Italinë.

 Kokaina ishte e paketuar dhe e fshehur në ambientet e brendshme të kamionit, dhe kishte një peshë prej 613kg, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në territorin shqiptar.

 Operacioni për sekuestrimin e drogës u bë pas një hetimi në rrugë operative mbi trafikimin e lëndëve narkotike, ku policia shqiptare ishte njoftuar nga agjencitë partnerë jashtë vendit, nga Spanja, Gjermania dhe Hollanda, të cilët kishin lajmëruar se një sasi e madhe kokaine do të futej në vend.

Drejtuesi i automjetit, i cili është marrë në pyetje,  nuk ka pranuar të ketë pasur dijeni për ekzistencën e lëndës narkotike.

Gjatë natës është peshuar sasia e drogës, procedurë e cila u mbikëqyr edhe nga një prokuror i Krimeve të Rënda.

Ndërkohë në polici janë shoqëruar disa persona për t'u marrë në pyetje për këtë ngjarje.

 

Të fundit