Flash News

KRYESORE

Selena Gomez publikoi këngën dedikuar Justin Bieber, Hailey reagon dhe e fshin menjëherë komentin

Lajmi i ditës në gjithë botën (në mediat rozë) ishte rikthimi i Selena Gomez në muzikë. "Lose you to love me" ishte kënga e cila tregoi një Selena të arrirë profesionalisht por edhe anën e saj emocionale dhe gjithë çfarë kishte kaluar nga ndarja me Justin Bieber.

Menjëherë pas publikimit të këngës së Selenës, bashkëshortja e Justin Bieber, modelja Hailey Bieber, postoi në Instastory këngën "I`ll kill you". Kjo u mor si kërcënim nga ana e modelës për Selenën dhe fansat e këngëtares kaq deshën.

Ata komentuan pafund në profilin e modeles Bieber, deri aty sa ajo u detyrua të komentojë përmes një komenti:

"Ju lutem ndaloni këtë marrëzi, nuk ka asnjë kundërpërgjigje.”

Koment të cilin modelja e ka fshirë menjëherë. Por, tepër vonë! Fansat i kishin bërë screenshot.

Të fundit