Flash News

KRYESORE

Sëmundjet tumoriale, rritet numri i vdekjeve

Sëmundjet tumoriale, rritet numri i vdekjeve

Ndërsa numri i të prekurve nga sëmundjet tumoriale po shtohet ndjeshëm, po ashtu edh numri i vdekjeve ka kapur shifra të larta.

Sëmundjet tumorale po u marrin jetën gjithmonë e më shumë shqiptarëve. Në raportin e vdekshmërisë për 2016, Instituti i Statistikave nxjerr në pah se ndërsa niveli i vdekshmërisë në vend ka rënë me 4,6%, krahasuar me një vit më parë, vdekjet nga tumoret kanë shënuar rritje me 2,1%, duke u bërë kështu shkaktar i 15,8% të totalit të vdekjeve.

Sipas ekspertëve me agresiv mbetet tumori në mushkëri. Sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut edhe pse kanë marrë më pak jetë se në 2015 sërish mbeten shkaktarët numër një të vdekshmërisë në vend. Sipas raportit 52% e vdekjeve janë shkaktuar nga sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut.

Të fundit