Flash News

KRYESORE

Shembja e shkëmbit në Vlorë, mbërrijnë forcat xheniere, prefektja e Vlorës: Jemi në gatishmëri

Shembja e shkëmbit në Vlorë, mbërrijnë forcat xheniere,

Vijon të jetë e bllokuar rruga Vlorë-Orikum për shkak të shembjes së një pjese të shkëmbit tek vendi i quajtur “Kalaja”. Në vend kanë mbërritur emergjencat civile, reparti i xhenjos dhe firma e nënkontraktuar për mirëmbajtjen e rrugës, për të bërë të mundur pastrimin e saj.

Megjithatë autoritetet e pushtetit vendor të Vlorës kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve për kaosin e shkaktuar nga shembja e masivit shkëmborë. Ndërkohë që bëjnë me dije se ekziston rreziku i shembjes së ndonjë pjese tjetër shkëmbore në vazhdim dhe për këtë shkak është bllokuar qarkullimi.

Ndërkohë në një lidhje direkte për “News 24”, prefektja e Vlorës, Edjona Hoxha  ka bërë me dije se nuk është hera e parë që ndodh një fenomen i tillë. Ndërsa premtoi për zgjidhje të situatës dhe marrjen e masave më afatgjata në këtë drejtim.

"Situata është e njëjte, ne jemi në gatishmëri. Ndërkohë ky fenomen nuk është hera e parë që ndodh, kemi patur dhe raste të tjera. Megjithatë ne po punojmë për zgjidhjen e situatës dhe marrjen e masave afatgjata për këtë fenomen që ndodh tek zona e “Kalasë”, ka thënë Hoxha.

Të fundit