Flash News

KRYESORE

Shënohet një viktimë nga Covid-19, ministria e Shëndetësisë jep të dhënat mbi numrin e të infektuarve në 24 orë

Shënohet një viktimë nga Covid-19, ministria e

Ministria e Shëndetësisë ka informuar mbi situatën e pandemisë në vend gjatë 24 orëve të fundit.

Një 80 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën. Po ashtu në 24 orët e fundit janë testuar 267 raste të dyshuar me koronavirus dhe janë konfirmuar pozitivë 81 persona, ndërsa 41 qytetarë janë shëruar. Ministria apelon qytetarët të mbajnë maskat në ambientet  e mbyllura pasi çdo shkelje është e ndëshkueshme.

"Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 50 raste në Tiranë, nga 4 raste në Shkodër, Korçë, Kavajë, nga 3 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kamëz, 1 rast në Kurbin.

Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.

Çdo shkelje e këtij vendimi është i ndëshkueshëm dhe do të konsiderohet rrezik për jetën e qytetarëve të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë ju informon gjithashtu se me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili:

Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3,000,000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

Sipas këtij akti, ndalohet muzika pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1,000,000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.

COVID-19 – Statistika (20 Korrik 2020)

Testime totale 35705

Raste pozitive 4171

Raste të shëruara 2352

Raste Aktive 1706

Humbje jete 113 (Qarku Tiranë 58, Shkodër 19, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 824

Durrës 210

Shkodër 199

Vlorë 101

Lezhë 87

Korçë 62

Kukës 50

Elbasan 48

Fier 42

Berat 38

Dibër 26

Gjirokastër 19", njofton ministria.

Të fundit