Flash News

KRYESORE

Sherr me thika mes të rinjve në Institut, 21-vjeçari dërgohet në spitalin e Traumës

Sherr me thika mes të rinjve në Institut, 21-vjeçari

Një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në kryeqytet pasditen e sotme në Institut.

Mësohet se një grup djemsh të moshës 17-20 vjeçar kanë sulmuar të riun që mbeti i plagosur Olsi Meraj dhe shokun e tij Kevin Gega për shkak të një konflikti që kishin me Gegën.

Meraj ka marrë plagë në fytyrë dhe është transportuar në Spitalin e Traumës për mjekim.

"Rreth orës 16:50 në rrugën “Taulantët”, gjatë një konflikti për motive të dobëta është plagosur me mjet prerës shtetasi I. M., 21 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia po punon për kapjen e autorit" njofton policia.

Uniformat blu kanë shoqëruar në komisariatin numër 3 shokun e të plagosurit për dhënien e dëshmisë.

Të fundit