Flash News

KRYESORE

Sherr me regjisorin, Endri Xhafo tregon nëse është larguar nga Abc News

Sherr me regjisorin, Endri Xhafo tregon nëse është larguar nga

Prej disa orësh portalet kanë shkruar se një ngjarje e rëndë ka ndodhur 3 muaj më parë në televizionin ABC News, ku thuhet se gazetari dhe spikeri i njohur Endri Xhafo është përfshirë në një sherr të dhunshëm me grushte me një regjizor të këtij televizioni.

Është aluduar se Xhafo kishte pësuar hematoma të shumta në fytyrë aq sa gazetari ka shmangur dhe daljet në televizion. Historia nuk përmbyllej me kaq pasi kudo është shkruar se Endri Xhafo është larguar nga ABC News për t’u zhvendosur në televizionin Top Channel. Gazetari ka rrëfyer për Blitz.al se gjithçka që qarkullon në portale është gënjeshtër.

“Ç’janë këto budallalëqe! Kjo nuk është aspak e vërtetë. Jo vetëm kaq por unë aktualisht jam duke shkuar në zyrat e ABC News. Nuk jam larguar nga televizioni. Pas një ore mund të hapni televizorin dhe do më shihni në transmetim”,-ka rrëfyer Xhafo.

Sipas gazetarit bëhen fjalë thjesht për thashetheme pasi ai do të vijojë të jetë në po të njëjtin pozicion dhe funksion në televizion ABC News.

Të fundit