Flash News

KRYESORE

Sherri me Salah dhe bashkëpunimi me të, Mane tregon të vërtetën

Sherri me Salah dhe bashkëpunimi me të, Mane tregon të

Sulmuesi i Liverpool-it, Sadio Mane, ka treguar për reviztën zyrtare të klubit se si ndihet duke luajtur përkrah Mo Salahs dhe Roberto Firminhos. Ai pati një debat me sulmuesin Salah, por duket se gjërat janë sheshuar krejtësisht.

"Gjithmonë e kam thënë është shumë e lehtë të punojmë së bashku. Personalisht, mendoj se jam me fat që luaj në krah të këtyre dy lojtarëve të mëdhenj.

"Çdo lojtar që do të luante në krahun e tyre do e shijonte, pasi janë shumë të mirë dhe e bëjnë gjithçka të thjeshtë, kështu që e shijoj të luaj me Mo dhe Bobin. Ne jemi të gjithë nga vende të ndryshme dhe nuk kemi të njëjtën gjuhë të parë, por mendoj se futbolli ka një gjuhë dhe është universale dhe mund ta flasin të gjithë.. E njëjta gjë dhe për mua, Salahn dhe Firminon", - tha Mane.

 

Të fundit