Flash News

KRYESORE

Shevchenko është në Milano, por zhgënjen tifozët me mesazhin e tij

Shevchenko është në Milano, por zhgënjen tifozët me

4 humbje në 6 ndeshje janë një makth i vërtetë për Milanin. Trajneri Giampaolo po vuan presionin e klubit dhe të tifozëve. Sikur të mos mjaftonte kjo, ka edhe mediat kundër tij.

Spekulimet se Andriy Shevchenko mund ta zëvendësojë po shtohen, por duket se për momentin ish-sulmuesi i "Djallit" e ka mendjen tjetërkund. Duke folur për "Gazzetta dello Sport", ai ka theksuar se nuk ka asnjë kontakt mes tij dhe Milanit, lajm që mërzit jo pak tifozët kuqezi.

"Sigurisht, e dua Milanin, por klubi nuk më ka kontaktuar dhe nuk po mendoj për këtë emër. Jam trajneri i Ukrainës dhe jam i fokusuar krejtësisht në postin tim aktual. Dua të shkoj në Euro 2020 dhe kaq. Do të shoh nga afër lojtarët ukrainas në ndeshjen Atalanta-Shakhtar Donetsk, pra do jem në Milano këto ditë, por nuk kam lidhje me spekulimet", ka deklaruar Sheva.

Legjenda e Milanit ka shtuar se ka besim tek e ardhmja e "Djallit", pavarësisht gjendjes aktuale. "Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban janë një garanci e vërtetë për klubin. Milani shumë shpejt do të ngrihet në këmbë. Kjo stemë mbetet në zemrën time dhe jam i sigurt që do të jetë shpejt aty ku e meriton".

Të fundit