Flash News

KRYESORE

Shfaqet Rama në samit, do flasë apo jo në OKB? Kjo është çështja!

Shfaqet Rama në samit, do flasë apo jo në OKB? Kjo

Pas tre ditësh, u shfaq edhe kryeministri Rama në OKB.  Sot është dita e tretë e samitit dhe Rama shfaqet në një foto familjare me liderë të Ballkanit perëndimor me zëdhënësen e BE për çështjet e politikës së jashtme, Maja Kocijancic. Takimi u fokusua mbi tregun e përbashkët mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, integrimin evropian të këtyre vendeve si dhe çështje që kanë të bëjnë me sigurinë në rajon. Ky takim vjen pas atij që Rama pati dje me presidentin Trump, dhe publikimt të fotos zyrtare të takimit, pa asnjë koment, lidhur me ndonjë bisedë të mundshme mes tyre.

Prej tre ditës kanë nisur diskutimet e drejtuesve të shteteve anëtare të OKB-së, në punimet e radhës së Asamblesë së Përgjithshme. Presidenti i Brazilit ishte i pari që hapi diskutimet, i ndjekur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Drejtuesit e Francës, Turqisë, Izraelit, Austrisë, Zvicrës, Polonisë, etj, folën gjithashtu më datë 19, përpara homologëve të tyre për çështje rajonale dhe ndërkombëtare.

Ndërkohë që kanë diskutuar liderët e Ballaknit, emri i Edi Ramës apo Ditmir Bushatit nuk ndodhet në listën e datës 20 apo 21, ndryshe nga homologët e tyre në Ballkan.  Përveç Shqipërisë, në listë nuk figurojnë as Greqia me Maqedoninë.

 

Të fundit