Flash News

KRYESORE

Shi dhe zjarre, 4 qarqet më të rrezikuara për sot dhe nesër

Shi dhe rrezik zjarresh. Ky është parashikimi i sinoptikanëve për sot dhe nesër, referuar të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Sipas IGJEUM katër zonat më të kërcënuara nga zjarret janë Kukësi, Tirana, Fieri dhe Korça, ndërsa priten edhe reshje lokale në disa zona të vendit, siç duket në hartën shoqëruese.

“Sot pasdite (e hënë, dt.23) dhe nesër (e martë, dt.24) pritet nivel “I MODERUAR” i rrezikut për zjarre në pyje në qarqet Kukës, Tiranë, Fier, dhe Korçë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në pjesën tjetër të territorit pritet nivel “I ULËT” i rrezikut, por lokalisht “I MODERUAR” në qarqet Shkodër (Jugperëndim), Elbasan (Perëndim), Berat (Perëndim) dhe Gjirokastër (Veri). Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme”, thuhet në njoftimin e IGJEUM.

RESHJET

Sot pasdite (e hënë, dt.23) dhe nesër (e martë, dt.24) priten reshje vetëm në tre qarqe, por do të jenë lokale dhe të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13/ 24 °C

në vendet e ulëta: 12 / 26 °C

në vendet malore: 10 / 24 °C

Të fundit