Flash News

KRYESORE

“Shkaku i ekzekutimeve mafioze në Vlorë: Eleminimi i dëshmitarëve”

“Shkaku i ekzekutimeve mafioze në Vlorë: Eleminimi i

Ish kryeministri Sali Berisha ka postuar në Facebook një mesazh të qytetarit digjital, i cili shprehet se objektivi i vrasësve në Vlorë ka qenë i zoti i makinës, i cili ka mbetur i vrarë, por po zhvendoset vëmendja tek i plagosuri Armando Sulejmani.

Qytetari shprehet se viktima, që zotëronte makinën me të cilën udhëtonin,  ka qenë pjesë e përgjimeve të drogës mes oficerëve të policisë dhe grupit të Habilajve. Sipas tij, vrasja është kryer për të hequr qafe dëshmitarët, dhe objektivi është vrarë.

Postimi i plotë:

Shkaku i ekzekutimeve mafioze dje ne Vlore eshte eleminimi i deshmitareve!

Njeri nga te vraret ne Vlore, ai qe ishte edhe i zoti i makines, ka qene pjese e pergjimeve te droges mes oficereve te policise dhe grupit te habilajve. Fakti qe po nxitojne te permendin faktin se i plagosuri ka qene ne banden e Gaxhait ne 1997, sherben per te mbuluar ndoshta shkakun e vertete, dmth qe po hiqen qafe deshmitaret.

Të fundit