Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Shkëlqimi dhe rënia e Top Channel…dhe një propozim për Ringritjen, jo Rilindjen
Arben Vata
Propozimi është ky: pas largimit të Sokol Ballës si drejtor i Informacionit, Lutfi Dervishi do të ishte personi i duhur që mund t’u japë lajmeve te Topit shkëlqimin e dikurshëm dhe që ky TV të bëjë lajme për qytetarët, duke ua rikthyer atyre ekranin. Emra të tjerë janë, sigurisht, edhe Sonila Meço dhe Mentor Kikia, por TCH ka një politike të caktuar, sipas të cilës, nuk rikthen në punë personat e larguar.
Shkas për këto radhë, sigurisht që është largimi nga ky ekran i Sokol Ballës, çka mendoj se i jep fund sagës së largimit të një armate të tërë gazetarësh dhe drejtuesish profesionistë të departamenteve të ndryshme të TCH, të cilët i dhanë jetë dhe emër Topit, (por sigurisht edhe vetes së tyre), dhe që realisht kanë shënjuar historinë e këtij TV në këto 15-16 vjet.
Kjo është lista e të larguarve (apo të vetëlarguarve) të Departamentit të Informacionit të Top Channel në 15 vite:
Drejtues të departamentit:
Enkel Demi, Andi Bejtja, Mentor Kikia, Bledar Zaganjori, Arben Vata.
Gazetarë në redaksinë e Tiranës: Mimoza Picari, Alida Tota, Elona Meço, Gert Selenica, Muhamed Veliu, Anduena Llabani, Holta Zhiti, Eldri Buli, Klodiana Kapo, Dalina Buzi, Estela Ziu, Matilda Duri, Migena Nelaj, Sali Juniku, Edlira Ruzi, Erjon Todhe, Endrit Sauku, Taulant Kopliku, etj.
Gazetarë në rrethe: Juliana Dhimotri, Kristaq Binjaku, Ilir Gjini, Artan Hasani, Berzat Hasa, Arben Ismaili dhe disa gazetarë korrespondentë në shtete të tjera si Erisa Zykaj, Idro Seferi, etj.
Folës lajmesh: Alfons Gurashi, Sonila Meço, Dhimitër Gjoka, Erjona Shehu, Drini Zeqo, Suela Demiri, etj.
Listës së gjatë i shtohen edhe Armir Shkurti e Aldon Lipe, ish drejtues të Fiks Fare si dhe mjaft gazetarë të ketij emisioni investigues.
Lista vazhdon me ish drejtuesit administrativë të TV, Xhevdet Ferri, Enkelejd Joti, Skerdi Drenova dhe Hektor Pustina, si dhe me ish drejtuesit e departamenteve të ndryshme si, drejtorin e fotografisë, mjeshtrin Bujar Kokonozi, mjeshtren e montazhit Mimoza Musaraj dhe plot djem e vajza që kanë dhënë kontributin e tyre si kameramanë, montazhierë, etj, etj. Kjo listë mbyllet me drejtues të emisioneve të ndryshme si Rudina Xhunga, Adi Krasta, Agron Llakaj dhe një seri aktorësh të Portokallisë, të cilët sot i shohim në të gjitha ekranet e tjera.
Kërkoj ndjesë nëse për shkak të kohës së gjatë të shkëputjes, viteve të kaluara dhe nxitimit, mund të kem harruar ndonjë emër tjetër, por ju lutem që ta shtoni edhe atë në këtë listë të hapur.
Siç mund të shihet, kjo është një listë me të cilën mund të ringrihet sërish një TV tjetër shumë profesionist. Por, realisht thuajse të gjithë këta emra janë shpërndarë në TV rivalë të TCH apo në fusha të tjera, çka ka çuar në forcimin e konkurentëve të Topit dhe vit pas viti në zbehjen e fuqisë së ekranit më të dashur për shqiptarët në fillimet e tij.
Vitet 2002-2009 ishin realisht vitet e shkëlqimit të këtij televizioni. Ata që punuan dhe kontribuan aty ishin shumica të rinj në moshë, por edhe në profesion, por nuk kursyen asgjë për t'i dhënë më shumë emër vetes dhe TV ku punonin. Ishte koha kur pronari i Top Channel, Dritan Hoxha, ishte në opozitë me të gjithë; Nanon, Berishën dhe Ramën. Ishte koha kur ekrani ishte për qytetarët dhe jo për politikanët. Ishte koha kur Tani mërzitej kur shihte politikanë nëpër lajme dhe nuk ndërhynte kurrë për të favorizuar këtë apo atë politikan të qeverisë apo opozitës. Ishte koha kur Topi kishte ndikim të madh në opinionin publik dhe në politikë, jo duke treguar varësi, por pavarësi.
Se çfarë ka ndodhur më pas me Top Channel pas vdekjes së Tanit, (2008) gjithkush e di dhe nuk është sekret të thuhet se vit pas viti ndryshoi fytyra e TV, imazhi i tij, por edhe gazetarët dhe drejtuesit. Kjo është një çështje që u takon pronarëve dhe drejtuesve të sotëm, pasi edhe paratë janë të tyre. Por Top Channel, ishte dhe mbetet lajm sa herë flitet për të. Topi, dikur ekrani më i dashur i gjithë shqiptarëve, ishte një pasuri kombëtare dhe e tillë u bë edhe falë kontributit të të gjithë atyre që i dhanë atë imazh këtij televizioni të krijuar në fundin e vitit 2001. Ata ishin djem dhe vajza të reja, plot jetë dhe energji, të cilët për arsye të ndryshme nuk mundën ta mbyllnin ciklin normal të karrierës në këtë televizion. Sigurisht që njerëzit në një profesion nuk janë të përjetshëm, por shumica e emrave që lexuat më sipër kishin të paktën edhe 10-15 vite të tjera kohë fizike dhe profesionale për tja dedikuar vetes dhe Top Channel. Ndërprerja e karrierës së tyre në këtë ekran, ishte më shumë e dëmshme për Topin sesa për ta.
Roma nuk bie brenda ditës, por të mos harrohet se as nuk është ngritur për një ditë.
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24