Flash News

KRYESORE

Shpërthim i fuqishëm në Stokholm, ka të plagosur

Shpërthim i fuqishëm në Stokholm, ka të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar në orët e para të mëngjesit në Stokholm të Suedisë.

Sipas medieve lokale, shpërthimi ndodhi në një zonë industriale të Vallingby, duke shkaktuar të paktën pesë persona të plagosur dhe dëme të konsiderueshme  në ndërtesa.

Shkaku i shpërthimit nuk është i qartë.

Zëdhënësi i policisë Fredrik Andersson tha se zona është mbyllur dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Të fundit