Flash News

KRYESORE

Shpërthimi i makinës/ Kush është 48-vjeçari që mbeti i plagosur në Vlorë

Shpërthimi i makinës/ Kush është 48-vjeçari që

Një automjet tip Benz ka shpërthyer në ecje në hyrje të Vlorës dhe si pasojë e shpërthimit ka mbetur i dëmtuar në të dyja këmbët drejtuesi i mjetit, 48-vjeçari Agron Alushaj, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje kritike për jetën.

Alushaj është pronar i një guroreje në Drashovicë. Ai ka dëmtime të rënda në të gjithë trupin. Mjekët shprehen se 48-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka marrë dëmtime në të gjithë trupin, në këmbë, duar, fytyrë dhe trup, pasi shpërthimi ka qenë brenda automjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Të fundit