Flash News

KRYESORE

Shqipëria bojkoton ceremoninë e dhënies së çmimit Nobel

Shqipëria bojkoton ceremoninë e dhënies së çmimit

Shqipëria nuk do të marrë pjesë në të ceremoninë e dhënies së Çmimit Nobel. Lajmi u dha nga ambasada e Shqipërisë në Suedi, përmes një letre të dërguar organizatorëve.

Ambasada shkruan se vendimi erdhi si "shenjë proteste kundër përkrahjes dhe mbështetjes që z. Handke i ka dhënë Sllobodan Millosheviqit, këtij kasapi të Ballkanit, i cili urdhëroi masakra të shumta gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë".

“Ambasadori i Shqipërisë do të bojkotojë pjesëmarrjen në ceremoninë e dhënies së çmimit. Ai e ka marrë ketë vendim mbi të gjitha për të shprehur solidaritetin me vuajtjet e asaj kohe të vëllezërve shqiptarë në Kosovë, të cilët e pësuan tepër rëndë nga gjenocidi serb i Millosheviçit”, thuhet në letër.

Edhe Kosova lajmëroi se delegacioni i Kosovës do të bojkotojë këtë ceremoni për faktin se Handke, laureati i Çmimit Nobel për Letërsi 2019, ka mbështetur politikat e liderit të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç.

Të fundit