Flash News

KRYESORE

Shqipëria dërgon tjetër grup mjekësh dhe infermierësh në ndihmë të Italisë

Shqipëria dërgon tjetër grup mjekësh dhe infermierësh

Shqipëria ka ndërmarrë një tjetër nismë për të dërguar drejt shtetit fqinj Italisë një tjetër grup mjekësh dhe infermierësh.

Bëhet fjalë për rreth 60 mjekë dhe infermierë, të cilët nisen sot nga Rinasi drejt Romës, ku do të asistojnë për të luftuar kundër virusit Covid-19.

Kujtojmë se 30 mjekë dhe infermierë u dërguan pak javë më parë, të cilët u vendosën në Breshia.

Ata do të paguhen nga buxheti i shtetit, ku mjekët do paguhen me 3 mijë euro në muaj, kurse infermierët me 2500 euro.

Po ashtu, duhet përmendur se në Itali prej ditësh ka nisur të përmirësohet situata, ku ka nrënë ndjeshëm numri i viktimave dhe i të infekriave nga Covid-19.

Të fundit