Flash News

KRYESORE

Shqipëria fitoi ndaj Lihtenshtejnit, çfarë shkruajnë mediat e huaja

Shqipëria fitoi ndaj Lihtenshtejnit, çfarë shkruajnë

Fitorja e mbrëmshme e Shqipërisë ndaj Lihtenshtejnit bëri bujë jo vetëm në mediat vendase, por edhe në ato ndërkombëtare.

Ju sjellim më poshtë disa nga komentet dhe reagimet e mediave të huaja në lidhje me ndeshjen ku Shqipëria rezultoi fituese me 2 gola ndaj Lihtenshtejnit.

“TuttoSport”: Kualifikueset e Botërorit 2018: Mirë Shqipëria e Panuçit. E drejtuar për herë të parë nga Kristian Panuçi, ajo kalon Lihtenshtejnin 2-0 falë golave të Roshit dhe Agollit në pjesën e dytë.

 “SportMediaset”: Shqipëria e Panuçit i afrohet Italisë. Humbja e Italisë në Spanjë kthehet në asist për Shqipërinë, kombëtarja e drejtuar nga Panuçi fiton 2-0 kundër Lihtenshtejnit dhe shkurton diferencën në klasifikim. Por i duhen 54 minuta për të kaluar në avantazh me Roshin.

FIFA: Dy fitore në dy për Shqipërinë ndaj Lihtenshtejnit. Skuadra e Panuçit vijon suksesin e fitores 3-0 në Izrael, me një sukses në shtëpi ndaj skuadrës së vogël të Lihtenshtejnit.

 

L’Equipe”: Shqipëria mundur Lihtenshtejnin në kualifikueset e Botërorit në Grupin ku dy vendet e para i “janë premtuar” Spanjës dhe Italisë.

Të fundit