Flash News

KRYESORE

Shqipëria 'në gjunjë': shtetet që na ndihmuan (Greqia, etj) dhe ato që na ngushëlluan (ShBA, etj). Harta

nga Jona Kazani

Në mbledhjen e mëngjesit të sotëm, ku kryeministri Rama mblodhi qeverinë për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ai u ndal në falenderimin e shteteve të cilat shprehën gatishmërinë e tyre për t’i ardhur në ndihmë vendit tonë.

Disa shtete nuk kanë nguruar të vënë në lëvizje trupat ushtarakë dhe forcat e specializuara për të përforcuar punën e forcave shqiptare në misionin e kërkim-shpëtimit, ndërkohë që shtete të tjera thjesht janë shprehur se janë të gatshme të ofrojnë çfarëdollojë ndihme që ështe e nevojshme për personat e prekur.

Këto ishin vendet që nuk nguruan për t’i ardhur në krahë Shqipërisë në këto momente sfiduese:

Kosova

Kosova që në orët e para kur ndodhi tragjedia, shprehu vullnetin e plotë për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë me forcat ushtarake. Familje të shumta kosovare kanë ofruar po ashtu shtëpitë e tyre për të strehuar familje shqiptare që janë prekur nga tërmeti. Organizata e nisma të tjera janë angazhuar gjithashtu në mbledhjen e fondeve.

Franca

Franca gjithashtu ka ofruar ndihmë ushtarake, me një paketë me rreth 3 misione, për të përforcuar kërkimet në rrënoja edhe pse është përballur me fatkeqësi të madhe me humbjen e dyzinës së ushtarëve paqeruajtës në Mali.

Italia

Italia ka dërguar forca special dhe ka çelur serinë e komunikimeve duke u predispozuar plotësisht për t’i ardhur në ndihmë njerëzve e qeverisë sonë në përballimin e situatës. Mediat italiane gjithashtu kanë dërguar një sërë mesazhes ngushëlluese dhe kanë shprehur gatishmërinë e tyre për çdo lloj ndihme që mund t’i nevojitet vendit tonë.

Greqia

Greqia gjithashtu ishte ndër të parat shtete që ofroi ndihmë për personat e prekur me delegacion të gjerë në terren. Nuk munguan as mesazhet solidarizuese dhe gatishmëria për çdo lloj ndihme tjetër. Ministri i Brendshëm vizitoi Shqiperine, nje perkujdesje qe e ben Greqine nje fqinj te mire.

Turqia

Turqia ka komunikuar në fillim, gjatë dhe pas mesnatës së djeshme duke konfirmuar vijimësisht gatishmërinë për të bërë gjithçka që është e nevojshme në ndihmë të personave të prekur, përtej misionit special, të parit të mbërritur.

Serbia

Serbia gjithashtu tregoi gatishmërinë e saj për t’i ardhur në ndihmë shtetit shqiptar duke dërguar një mision special për përforcimin e forcave të kërkim-shpëtimit.

Rumania dhe Zvicra

Këto dy shtete, pa asnjë komunikim nisën menjëherë dy misione të posaçme të kërkim-shpëtimit në Shqipëri.

Por përveç shteteve të cilat e “provuan” ndihmën e tyre nëpërmjet forcave ushtarake apo dhe formave të tjera, ka edhe shtete të cilat thjesht shprehën keqardhjet dhe ngushëllimet e tyre nëpërmjet mesazheve në rrjete sociale apo faqe zyrtare.

SHBA

Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet një deklarate në rrjete sociale ofruan ndihmën dhe mbështetjen e tyre për personat e prekur nga tërmeti.

Arabia Saudite

Princi i kurorës së Arabisë Saudite gjithashtu ka shprehur ngushëllime ndaj popullit shqiptar për viktimat dhe personat e lënduar nga tërmeti.

Gjermania (CDU)

Gjermania dhe miqtë e CDU, kanë dërguar një sërë mesazhesh për t’i ardhur  në ndihmë Shqipërisë. Kabineti i Kancelarës vuri në lëvizje mekanizmin e solidaritetit.

Kroacia

Shteti kroat gjithashu ka shprehur gatishmërinë për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë.

Të fundit