Flash News

KRYESORE

Shqiptarët protestojnë para konsullatës greke në Nju Jork

Me pankarta me slogane “Epiri është Shqipëri”, “Çamëria është Shqipëri” dhe “Greqi, pranoje dhe kërko falje” rreth 30 shqiptarë morën pjesë në demonstratë jashtë Konsullatës Kryesore të Greqisë në Nju Jork më 27 qershor të organizuar nga shoqata pan-shqiptare “Vatra”.

Ky grumbullim ishte pjesë e një organizimi edhe më të madh të shqiptarëve në Nju Jork në përkujtimin e 75 vjetorit të gjenocidit grek kundër çamëve.

Demonstrata i kërkoi qeverisë greke që të njohë gjenocidin e çamëve dhe t’u kërkojë falje, në mënyrë që të vazhdohet më tej.

Në anën tjetër edhe grekët u përgjigjën me një kundër-demonstratë, edhe pse në një numër më të vogël.

Përveç përplasjeve verbale, nuk pati përplasje serioze mes të dyja grupeve.

Shqiptarët kërkuan që të gjithë njerëzit që u zhvendosën me forcë nga banesat e tyre, të mund të rikthehen sërish dhe qeveria greke të pranojë se ka gabuar.

Kurse presidenti i Federatës të Shoqërive Helenike, Cleanthis Meimaroglou tha se shqiptarët e kanë shtrembëruar historinë. “Në Çamëri jetonin grekë dhe shqiptarët me nazistët i ndoqën nga shtëpitë dhe i varën. për këtë arsye ne erdhëm këtu të protestojmë. ata vranë grekë, përdhunuan grekë e bashkëpunuan me nazistë e italianë.

Shqiptaro amerikani Mark Kebi e quajti këtë propagandë greke dhe tha se ekzistojnë provat që grekët bashkëpunuan me nazistët, e përmendi “Napoleon Zervasi”.

Të fundit