Flash News

KRYESORE

Si e komenton Berisha, nëse ndërkombëtarët njohin 30 qershorin: Turp historik!

Si e komenton Berisha, nëse ndërkombëtarët njohin 30

Berisha komentoi para gazetarëve zgjedhjet e zhvilluara vendore më 30 qershor, pa kandidatë nga kampi opozitar.

I pyetur se cili do të ishte qëndrimi i tij nëse ndërkombëtarët do t’i njohin këto zgjedhje, Berisha e cilësoi si një turp historik.

“Fakti që PD nuk u bë pjesë e farsës së narkoshtetit është një nga aktet më mëncurore, ku baronët e drogës, me pushtet dhe shpellat e drogës vendosën për fatin e qytetarëve. Është jetike që opozita të qëndrojë e pa papërlyer dhe për asnjë sekondë fasadë e një regjimi më të urryer që nga koha e Enver Hoxhës.  hoxhës.,

Nëse njihen nga ndërkombëtarët, zgjedhjet janë të dënuara me vdekje, ato ishin farsë. Kushdo që e mbështet, do mbulohet nga turpi i historisë. Ky është një vend i lirë. Asgjë këtë popull nuk mund ta mposhtë, por po mbron vlerat që janë sanksionuar në demokracitë më të hershme”, tha i prerë Berisha.

Raporti i ODIR, Berisha: Misioni tha se dekreti i presidentit është në fuqi, gjykohet vetëm në Kushtetuese

Të fundit