Flash News

KRYESORE

Si në filmat aksion/ Del videoja kur Mihal Kokëdhima terrorizoi turistët spanjollë

Si në filmat aksion/ Del videoja kur Mihal Kokëdhima terrorizoi

Është publikuar videoja kur Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti në Porto Palermo, i është hedhur me trup furgonit ku udhëtonin turistë spanjollë dhe teksa automjeti është në ecje ai godet me grushte xhamin e përparmë duke e thyer atë.

Videoja i ngjan një skene nga ndonjë film aksion dhe është publikuar nga Report TV.

Pronari i çmendur ka bërë tre kilometra mbi kofonon e fugonit, ndërsa turistët spanjollë dhe shqiptarët i kërkojnë të zbresë. Edhe vet Mihal Kokëdhima kërkon që makina të ndalojë pasi nuk ka më forcë të qëndrojë mbi xham teksa furgoni është në ecje. Por edhe pasi ndalon dhe zbret nga xhami i përparmë i automjetit, Mihal Kokëdhima kërkon të hapë derën e furgonit dhe t'i sulmojë sërish turistët.

Mihal Kokëdhima: Mbaje, mbaje, mbaje se do hidhem unë po mbaje - o ç'vdiqa, mbaje këtu të thash se do vdes këtu

Shqiptarët në furgon: Zbrit nga makina tani, zbrit poshtë

Po na ndjekin nga mbrapa të tjerët

Nuk do ndaloj fare, do shkoj në polici direkt

Merrni policinë, do vijë këtu policia, në Sarandë do vemi

Shkoni në polici kështu

Telefonata me policinë: Ngrini postbllok në Qeparo...erdhën me thika, kanë thyer makinën

https://www.youtube.com/watch?time_continue=12&v=PwL0C918oMI

Të fundit