Flash News

KRYESORE

“Si po na e shet qeveria çeljen e negociatave dhe si është në të vërtetë”

Gjatë ditës së nesërme pritet të jepet rekomandimi pozitiv nga ana e Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë, realisht një çështje shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Por mesa duket raport është përdorur nga politika shqiptare si një as nën mëngë për të “lartësuar” punën e tyre.

E ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka deklaruar së raporti në fjalë, vjen për herë të dytë për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptar.

Sipas saj rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave është marrë për herë të parë në nëntor të 2016.

“Ka pasur pra një periudhë rreth një vit e gjysmë që komisioni ka vazhduar të monitorojë ecurinë e procesit të integrimit në vend dhe vjen sërish me një raport që është jashtëzakonisht shumë i ngjashëm në atë kohë dhe sepse pikërisht përmban rekomandimin pozitiv sërish për çeljen e negociatave”, është shprehur ish-ministrja e Integrimit.

Ditët e fundit politika shqiptare, konkretisht mazhoranca , na e ka “shitur” ndryshe këtë raport dhe arsyeja pse shihet ndryshe ky raport sipas ish-ministres së Integrimit është pikërisht shfrytëzimi që kërkon t’i bëjë politika si një arritje partiake.

“Për fat të keq politika e shfrytëzon si një arritje partiake më shumë nga ata që janë në pushtet, sesa për atë që duan të dinë qytëtarët”, ka përfunduar Gjosha.

Të fundit