Flash News

KRYESORE

Si të llogarisni kaloritë që duhen gjatë ditës

Si të llogarisni kaloritë që duhen gjatë ditës

Blerina Bombaj, dietologe

Një veprim i thjeshtë për të vlerësuar sa kalori djeg trupi juaj

(Energjia Ditore) është:

Femra: Pesha (kg) x 0,9kcal/kg x 24orë = Metabolizmi Bazal (kalori/ ditë)

Meshkuj: Pesha (në kg) x 1kcal/kg x 24orë= Metabolizmi Bazal

Energjia Ditore = Metabolizmi Bazal x Koeficienti Aktivitetit Fizik*

*Koeficienti i aktivitetit fizik

1,4 (për persona që bëjnë jetë sedentare)

1,5 (për persona që bëjnë aktivitet mesatar)

1,6 për persona që kryejnë aktivitet fizik të mirëfilltë si 2 orë palestër/ditë), 1,7 (për sportistë që stërviten rregullisht mbi 3-4 orë/ ditë)

Energjia Ditore është energjia kalorike që trupi ynë djeg gjatë 24 orëve. Nëse ne duam të mbajmë peshë trupore konstante, nuk duhet të marrim as më shumë e as më pak kalori se shifra që rezulton nga llogaritja e mësipërme.

Nëse duam të dobësohemi, duhet të reduktojmë nga 500 deri në 1000 kalori në ditë nga vlera e energjisë ditore por pa zbritur asnjëherë nën 1200kcal/ditë.

Në këtë mënyrë keni gjetur sa kalori duhet të merrni nga ushqimi që të dobesoheni

gjysëm me 1kg në javë.

 

Të fundit