Flash News

KRYESORE

Situata me koronavirusin, Petrit Vasili jep shifrat shumë shpresëdhënëse

Situata me koronavirusin, Petrit Vasili jep shifrat shumë

Nënkryetari i Lëvizjes  Socialiste për Integrim, ish-ministër i Shëndetësisë dhe njohës shumë i mirë i çështjeve të shëndetit publik, Petrit Vasili, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ja publikuara disa shifra shumë shpresëdhënëse në lidhje me përballjen me koronavirusin covid-19.

Vasili shkruan se gjasat janë shumë të mirë dhe e vetmja gjë që duhet pasur parasysh është vigjilenca.

“Situata në Kinë lidhur me koronavirusin drejt përmirësimit të qëndrueshëm duke pasur në dy ditët e fundit minimumin e rasteve të reja.

Deti tani janë kuruar me sukses të plotë 36 872 raste të pacienteve me koronavirus nëpër botë nga rastet e mbyllura që ishin gjithsej 39741.

Raste aktive aktualisht në botë janë rreth 44166 nga të cilët forma të buta janë 36075

Gadishulli i Ballkanit me numër rastesh minimale.

Shqipëria deri më tani asnjë rast. Të ruhet gatishmëria dhe vigjilenca e plotë si dhe serioziteti maksimal në drejtim të masave parandaluese.

Asnjë arsye me bazë shkencore për panik. Mbështetje e plotë punonjësve të shëndetit publik në terren”, shkruan Petrit Vasili.

Kujtojmë se në Kinë situata vërtet është në përmirësim e sipër, megjithatë Evropa është ende në alarm pasi rastet dhe vendet e prekura shtohen çdo ditë.

Të fundit