Flash News

KRYESORE

Skënderbeu zgjidh problemin e pagave, lojtarët rikthehen në stërvitje

Skënderbeu zgjidh problemin e pagave, lojtarët rikthehen në

Më në fund rikthehet qetësia te Skënderbeu. Të hënën u raportua se futbollistët bardhekuq kishin bojkotuar stërvitjen për shkak të vonesave të pagave, por gjërat janë rregulluar shpejt. Të paktën, kështu duket sot.

Nuk është vetëm ekipi korçar ai që vuan nga problemet financiare në kampionatin shqiptar, por zakonisht presidenti Takaj ka qenë korrekt me lojtarët dhe bie në sy më shumë si temë.

Trajneri Daja e ka pranuar se klubi ka disa vështirësi, por gjithnjë duke munduar të ruajë qetësinë dhe harmoninë brenda skuadrës. Për fatin e tij të mirë, sot gjithçka i është kthyer normalitetit dhe klubi ka postuar foto nga seanca e sotme stërvitore.

Ky postim mjafton për të kuptuar se lojtarët kanë biseduar me drejtuesit dhe i kanë zgjidhur problemet. Urojmë që kështu të vazhdojë deri në fund të sezonit edhe për skuadrat e tjera.

Të fundit