Flash News

KRYESORE

Sot është ditëlindja e saj e 49-të, Jennifer Lopez shfaqet më seksi se kurrë duke festuar në Bahamas

Përveç talentit dhe suksesit të saj të padiskutueshëm, Jennifer Lopez, vazhdon të jetë një nga femrat më seksi në botë, edhe pse tashmë sot mbush zyrtarisht plot 49 vjeç.

Ylli i muzikës “Pop”, ka vendosur ta festojë ditëlindjen e saj të 49-të në ishujt e Bahamas nën shoqërinë e familjes dhe miqve të saj.

Nëpërmjet disa postimeve në “Instgram”, JLo ka ndarë me fansat e saj disa momente festive nga vendi luksoz.

Ajo shfaqet më në formë se kurrë, me linja prekte dhe të tonifikuara, të cilat me siguri i ka zili çdo 20-vjeçare.

Ndërkohë partneri i saj, basketbollisti Alex Rodriguez, i ka bërë një dedikim në “Instgram”, ku shkruan: “Uroj që sot të të japim gjithë lumturinë që meriton.”

 

Të fundit