Flash News

KRYESORE

Sot votimi/LSI, tre kushte Veliajt për rritjen e çmimit të ujit...

Sot votimi/LSI, tre kushte Veliajt për rritjen e çmimit të

Siç është paralajmëruar sot do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës për të votuar rritjen apo jo të çmimit të ujit të pijshëm në kryeqytet dhe LSI ka paralajmëruar se nuk do bashkojë votat me PS për këtë nismë, nëse nuk plotësohen disa kushte. LSI i vendos Veliajt tre kushte:

“Votën tonë sot në këshillin bashkiak të Tiranës, në bazë të realizimit të këtyre pikave:

1-Të merren masa për prerjen e lidhjeve të paligjshme që u bëhen disa bizneseve klienteliste

2-Të përjashtohen nga rritja e çmimit të ujit të pijshëm pensionistët dhe familjet në nevojë.

3-Të vendosen çmime diferenciale për bizneset, që tarifat të jenë të ndryshime për fabrikat dhe baret.

Sa i përkët koncesioneve të shkollave, ne jemi kundër çdo koncesioni. Nëse nuk reflektohen këto vendime, atëherë nuk e japim votën”- tha këshilltarja e LSI-së, Erjona Bixha, gjatë një deklarate për mediat.

Nese LSI voton kunder, atehere kjo do jete krisja e pare mes socialisteve dhe LSI-se per Keshillin Bashkiak te Tiranes, edhe pse me pare ka pasur marredhenie te mira mes Erion Veliajt dhe kesaj force poltike.

 

Të fundit