KRYESORE

“Squirrel”, Yahoo vjen më një aplikacion të ri për mesazhet

“Squirrel”, Yahoo vjen më një aplikacion të ri

Në fillim, Squirrel, u zbulua nga ‘Android Police’ dhe është një aplikacion për mesazhe, pjesë e të cilit mund të bëhesh vetëm me ftesa, dhe të lejon të krijosh grupe mesazhesh për njerëz apo për tema të caktuara.

Në letra, ai duket si çdo aplikacion tjetër. Me ndryshimin se do të shpëtosh nga zhurmuesit. Gjithsesi, ai duket i ngjashëm me Slack për organizimin e punës. Ti krijon grupe për detyra të caktuara, dhe gjithçka ndodh brenda aplikacionit. Në rast të ndonjë mesazhi tepër të rëndësishëm, aplikacioni të informon.

Squirrel gjithashtu të lejon të ndash dokumente brenda aplikacionit. Jo vetëm dokumente në fakt por edhe foto dhe link për website të jashtëm. Gjithashtu mund të personalizosh reagimet, përmendjet (mentions), dhe gjithashtu të krijosh dhoma sekrete brenda një grupi.

Të fundit