Flash News

KRYESORE

Stoltenberg për bazën e Pashalimanit: NATO nuk e përjashton mundësinë e investimit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, nuk e përjashtoi mundësinë që në një të ardhme të afërt të investohet edhe në bazën detare të Pashalimanit. Pak ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë dorëzoi zyrtarisht një projekt, ku propozonte modernizimin e bazës detare, e më pas t’ia linte në dispozicion atë NATO-s (Organizata Atlantiko Veriore.

“Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në NATO. Ne tani kemi një program ku investojmë në një bazë ajrore në Shqipëri., deri tani asnjë veprim nuk është marrë për një investim shtesë për bazën detare. Por është diçka që mund të vlerësohet nga ekspertët tanë dhe do ta marrim në konsideratë.”, tha Stolntenberg.

Ai më pas u ndal te fakti se vitin tjetër Shqipëria do të marrë një rol të rëndësishëm në OSBE.

“Gjatë takimit diskutuam edhe rëndësinë e ndarjes së barrës me Aleancën. Shqipëria ka investuar shumë në mbrojte për të realizuar qëllimin e shpenzimeve. Gjithashtu edhe situata në Ballkanin perëndimor dhe angazhimin e NATOS në rajon. e falënderoj Shqipërinë për kontributin e dhënë në rajon.

Ju luani një rol të rëndësishëm për ruajtjen e paqes. Jeni avokat për futjen e vendeve të tjera të rajonit në NATO.”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në konferencë për shtyp me presidentin Ilir Meta nga zyrat qendrore të aleancës.

Të fundit