Flash News

KRYESORE

Strazimiri paralajmëron Bashën dhe njofton se PD po përgatitet për zgjedhje të parakohshme

Strazimiri paralajmëron Bashën dhe njofton se PD po përgatitet

Ish deputeti i PD-së Gent Strazimiri deklaroi se në partinë e tij janë duke u përgatitur për zgjedhje të parakohshme. Opozita është angazhuar maksimalisht që të largojë vendin nga kriza, ndërkohë që sipas tij e keqja është kjo qeverisje.

“ PD dhe opozita po përgatiten për zgjedhje, jemi në fazën e riorganizimit dhe të forcimit për të përmbyllur një proces organizativ në struktura. Qëllimi është të shpëtojmë vendin duke e nxjerrë nga kriza, të shpëtojmë nga kjo qeveri e kapur disa herë në krim. Kjo qeveri që ka gjymtuar parlamentin dhe na ka kthyer në një shtet njëpartiak të skandaleve, të varfërisë dhe mosfunksionimit të ligjit. “, tha ai në Ora News.

Ish deputeti shtoi se që të mund të rikthehet normaliteti, është e nevojshme që të angazhohet gjithë shoqëria.

“Nuk është një situatë që zgjidhet vetëm nga opozita, opozita është një dimension politik i kësaj shoqërie. Jo gjithçka zgjidhet politikisht, duhet ta zgjidhim njëherë qytetarisht, të ngrihemi ti themi njëherë jo këtij, pastaj të zgjedhim kush do të na drejtojë. “, i cili i bëri edhe një paralajmërim kreut të PD-së, Lulzim Basha.

“Marrëveshja me Edi Ramën dënohet nga kodi penal, është bashkëpunim në krim. Unë nuk do ta bëja dhe nuk do t’ia këshilloja as Lulzim Bashës. Një marrëveshje mes të gjitha partive politike kjo është e mundshme dhe mund ta zgjidhte situatën.”

Të fundit