Flash News

KRYESORE

Studentët e ngujuar kërcënohen me SMS dhe telefonata anonime: Po na kundërpërgjigjen, do përshkallëzojmë protestën

Studentët e ngujuar prej ditës së djeshme në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë ankohen se kanë marrë mesazhe të shumta kërcënuese dhe telefonata me numra të fshehur, për të ndërprerë protestën e tyre.

Një studente tregon për ‘news 24’ se shumë prej të rinjve që janë bërë pjesë e ngujimit po shantazhohen me forma të ndryshme komunikimi.

“Secilit prej nesh u kanë ardhur mesazhe dhe telefonata me numra apo me privat. Duket sikur jemi në luftë dhe jo në një protestë paqësore. Nuk kemi tentuar të ushtrojmë dhunë, po na kundërpërgjigjen në mënyrën të tmerrshme. Jemi ne që duam të mësojmë më shumë se ata në qeveri. Duam rënien e ligjit të Arsimit të lartë, si pikë e shtuar në listën e kërkesave ose do ketë përshkallëzime”, u shpreh studentja.

Një ditë më parë, studentët i kanë kërkuar gjithashtu dekanatit që për hir të protestës të shtyhet sezoni i provimeve.

Pak pas mesnate, policia private ka hyrë me forcë në fakultet dhe janë përplasur me studentët e ngujuar.

Të fundit