Flash News

KRYESORE

Studentët mblidhen para kryeministrisë, protestë simbolike për t’i kujtuar Ramës kërkesat

Studentët mblidhen para kryeministrisë, protestë simbolike

Edhe pse kanë njoftuar ndërprerjen e protestës, për ta rinisur sërish në janar, një grup studentësh janë mbledhur paraditen e së hënës para godinës së kryeministrisë.

Studentët mbanin në duar tullumbace dhe nga një zarf ku ishin shkruar kërkesat të cilat ata i kanë artikuluar gjatën ditëve të protestës.

Ata thanë se protesta është më tepër simbolike për t’i kujtuar kryeministrit se nuk janë tërhequr nga tetë kërkesat që kanë parashtruar.

Të fundit