Flash News

KRYESORE

Studimi: 75% e peshqve në ujërat e ëmbla rrezikojnë nga ndërtimi i HEC-eve

Studimi: 75% e peshqve në ujërat e ëmbla rrezikojnë nga

Sipas një studimi të realizuar nga kompania Mmacdonald, rezulton se në ujërat e ëmbla të Ballkanit rreth 75% e peshqve janë më të rrezikuarit në Europë dhe e gjitha kjo për shkak të ndërtimit të HEC-eve.

Në krahasim me Europën Qendrore dhe atë Perëndimore vendet e Ballkanit kanë shtrirje më të pacenuar të lumenjve me peshq shumë të ndryshëm.

Por në të gjithë lumenjtë e Ballkanit janë planifikuar për t;u ndërtuar 445 HEC-e, nga të cilat 57 janë mbi 10 mega, prej të cilëve 152 HEC-e ose 34% e tyre planifikohen të ndërtohen në lumenjtë e tjerë të Shqipërisë.

Studimi thotë se disa nga këto HEC-e janë planifikuar të ndërtohen në zona të mbrojtura.

Edhe 4  HEC-et që po ndërtohen në lumin e Valbonës dhe janë vlerësuar me ndikimin negativ në mjedis. Madje shoqëria civile ka zhvilluar protesta për ndaljen e punimeve, por pa rezultat.

Të fundit