Flash News

KRYESORE

Sulme kibernetike, hakerat e Koresë së Veriut vjedhin monedha virtuale?

Sulme kibernetike, hakerat e Koresë së Veriut vjedhin monedha

Ekspertët e sigurisë në Korenë Jugore dyshojnë se  Korea a Veriut  po i intensifikon sulmet kibernetike, duke vjedhur monedha virtuale bitcoins.

Në një raport nga hulumtuesit për siguri, FireEye, thuhet se që nga muaji maj, hakerët e Koresë së Veriut kanë sulmuar së paku tri shkëmbimore të monedhave virtuale në Korenë e Jugut.

Raportet nga lajmet lokale në Korenë Jugore raportojnë për vjedhje të më shumë se 3.800 monedha bitcoins në vlerë prej 15 milion dollarësh, ndërsa FireEye thotë se nuk ka shenja të qarta nëse Korea e Veriut është e përfshirë në këtë rast.

Të fundit