Flash News

KRYESORE

Superliga: Flamurtari ndal Partizanin, "Demat" 2 pikë mbi Bylisin

Superliga: Flamurtari ndal Partizanin, "Demat" 2 pikë mbi Bylisin

Flamurtari sot ndali Partizanin në Vlorë me barazim 1-1. Kampionët në fuqi të Superligës nuk luajtën keq, por qenë disi të pafat, edhe pse dominuan takimin.

Flamurtari u mbrojt më mirë që në minutat e para. Partizani tentoi të gjente hapësira dhe pika të dobëta, por vlonjatët arritën të mbronin portën në pjesën e parë.  Emocionet u lanë për pjesën e dytë, kur kryeqytetasit shënuan me Belicën në minutën e 52-të.

Sidoqoftë, avantazhi i Partizanit zgjati pak, sepse  Nebhiu barazoi pak minuta më vonë nga jashtë zone. Portieri Hoxha nuk e ndali dot topin. Trashi në fund pati një rast, por nuk e shfrytëzoi, ashtu si Cordeiro përballë Moçkës.

"Demat e kuq" vijojnë kryesimin me 22 pikë, 2 më shumë se Bylisi ndjekës. Flamurtari mbetet i fundit.

Të fundit