Flash News

KRYESORE

Taksa 100%, kthehen në doganën e Kosovës kamionët me produkte serbe

Taksa 100%, kthehen në doganën e Kosovës kamionët me

Kanë nisur problemet e para pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të rritur taksat për mallrat e Serbisë nga 10% në 100%.

Dogana e Kosovës ka filluar me zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, është shprehur për Radion Evropa e Lirë se vendimi është duke u aplikuar në të gjitha pikat kufitare.

Sipas tij, disa kamionë me mallra nga Serbia dhe Bosnja e e Hercegovina janë kthyer në momentin kur kanë kuptuar se taksa prej 100 për qind është duke u aplikuar.

“Kemi pasur deri tani 11 maune, të cilat janë kthyer, pjesa më e madhe e këtyre mauneve që janë kthyer kanë qenë për arsye se sipas deklaratave të tyre, nuk e kanë ditur që ka filluar aplikimi i kësaj takse. Ata, kur kanë arritur janë njoftuar dhe janë kthyer. Kemi pasur edhe raste kur disa kamionë janë kthyer për shkak se mallrat që kanë pasur, nuk i janë referuar Kosovës si shtet”, thekson Stavileci.

Për rritjen e taksës reagoi dhe Federica Mogherini, e cilia i kërkoi Kosovës që të tërheqë vendimin për rritjen e taksën në 100 përqind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

"Vendimi i sotëm nga qeveria e Kosovës për të rritur taksën ndaj prodhimeve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja në 100 përqind është qartazi shkelje e Marrëveshjes për tregti të lirë (CEFTA) dhe shpirtit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit në mes të Bashkimit Europian dhe Kosovës. Qeveria e Kosovës duhet të tërheqë menjëherë këto vendime”, u shpreh Mogherini.

Të fundit