Flash News

KRYESORE

Talat Xhaferi letër falenderimi Ruçit: Përkrahja e Shqipërisë nuk na ka munguar asnjëherë

Talat Xhaferi letër falenderimi Ruçit: Përkrahja e

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, i ka kthyer letrën Gramoz Ruçit, teksa ky i fundit e uroi për rizgjedhjen e tij në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Në letrën e tij drejtuar homologut Ruçi,  Xhaferi shprehet veç të tjerash se mbështetja nga Shqipëria nuk i ka munguar asnjëherë dhe se me ndihmën e Shqipërisë, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po kthehen në faktor të rëndësishëm të demokratizimit dhe europianizimit të vendit.

Ai gjithashtu i është përgjigjur ftesës së Ruçit për vizitën në Tiranë, teksa shkruan se shpreson të vijë shpejt.

“Përkrahja juaj nuk na ka munguar asnjëherë dhe me  ndihmën tuaj, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ngadalë por të sigurt, po bëhen faktorë të rëndësishëm në fuqizimin e shtetit demokratik dhe europianizimin e vendit. Falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm gjatë mandati të kaluar, arritëm ta fuqizojmë lidhjen Tiranë-Shkup dhe ky bashkëpunim nuk do të mungojë as mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Ju falenderoj për ftesën dhe shpresoj të shihemi së shpejti në Tiranë”, shkruan në letrën e tij Talat Xhaferi.

Kujtojmë se Xhaferi do të jetë për një mandat të dytë si kryeparlamentar në Maqedoninë e Veriut.

Të fundit